Qeveria e Skocisë të premten ka njoftuar zyrtarisht kryeministren britanike Theresa May për kërkesën e tyre për një referendum të dytë për Pavarësi.
Ministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon ka nënshkruar një letër duke kërkuar edhe zyrtarisht për të mbajtur një referendum të dytë skocez për pavarësi.
Sturgeon ka argumentuar se Skocia duhet të zgjedhë vetë se cilën rrugë do të ndjekë, pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BREXIT), transmeton Klan Kosova.
Në ndërkohë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se tashmë se çdo referendum duhet të presë derisa procesi i BREXIT të përfundojë.


