Shqiptarët inspirues; dronet mund të fluturojnë në Manchester?

PUBLIKUAR

Shqiptarët inspirues; dronet mund të fluturojnë në Manchester?

Policia angleze është e shqetësuar se drone (aeroplanë të vegjël komandues) mund të fluturojnë sipër stadiumit në derbin e Manchester që zhvillohet këtë vikend.

Daily Mail përmend rastin e lëshimit të banerit të Shqipërisë së madhe në stadiumin në Beograd në ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.

Gazeta britanike po ashtu përmend edhe një incident të fundit në Etihad që ka alarmuar policinë, kur një person ishte arrestuar në një supermarket në afërsi, pasi kishte fluturuar dronin mbi stadium derisa City mposhti Tottenhamin me rezultat 4-1 dy javë më parë.

Mail po ashtu shkruan se dronet janë një problem në rritje, por skenat e dhunës si ato që u panë në Beograd nuk ka gjasa të ndodhin në Manchester, edhe nëse sipër kokave të tifozëve fluturon ndonjë baner provokues.

Ajo çfarë mund të jetë më shqetësuese është fakti i skadimit të suspendimit për një grup tifozët të flaktë të United, ashtu që janë më të mëdha gjasat që në ndeshje të jenë prezentë edhe një numër huliganësh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...