Carlos Dibos, ish trajneri i përgatitjes fizike te Argjentina, e ka goditur Lionel Messin. Dibos mendon se Messi nuk është lideri, derisa mendon se Neymar është më i mirë se ai.
“Unë nuk i pëlqej lojtarët që debatojnë me trajnerin. Lojtari duhet të ketë personalitet dhe guxim, siç kishte Maradona. Kurse, Messi nuk është i tillë”, ka deklaruar ai.
“Kjo nuk do të thotë se ai është i keq. Por, për mua, Messi është në mesin e tre lojtarëve më të mirë në botë, por ai nuk është më i miri. Sot, Neymar është më i miri”, ka theksuar Dibos. /Express/



