Përpjekja e Kadri Veselit për ta ‘ndryshuar’ PDK-në

PUBLIKUAR

Kryetari i PDK-së ka nisur fushatën për ta ndryshuar imazhin e tij dhe të partisë që ai tash ka në drejtim. Njohësit e politikës thonë se pa pastrimin e PDK-së nga emrat e denigruar nuk mund të ndryshohet lehtësisht kjo parti

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, është duke provuar që ta risjellë një imazh ndryshe në parti. Ai ka nisur “fushatën” më një stil tjetër, “më afër me qytetarin”, me përpjekjen që ta krijojë një përshtypje ndryshe përpara opinionit publik. Veseli po provon me forma të ndryshme ta përcjellë këtë tendencë, më e fundit ishte Konventa e PDK-së, kur në rresht të parë kishe ulur kryesisht gjeneratën e re të PDK-së. Atyre që dikur ishin me pushtet brenda partisë ulëset ua kishin caktuar prapa.

 

Analistët politikë thonë se kjo skenë, e orkestruar nga Veseli, rrit efektin kur nga partia largon emrat me të kaluar kriminale. Njohësi i çështjeve politike, Astrit Gashi, vlerëson se Kadri Veseli ende nuk ka arritur ta freskojë PDK-në me fytyra të reja, siç kishte bërë paraardhësi i tij, Hashim Thaçi.

“Kadri Veseli ende nuk ka arritur ta freskojë PDK-në me fytyra të reja, në atë masë sa e kishe bërë Thaçi. Ato fytyrat e reja në rreshtin e parë shumica e skajshme kanë qenë prurje të ish- kryetarit”, ka thënë Gashi...Zëri

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...