Specialja, arsyeja për zgjedhjet e parakohshme

PUBLIKUAR

PDK-ja do të dalë e para edhe nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme, por ajo pritet të goditet më së shumti nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale është njëra prej arsyeve se pse po kërkohet të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kjo pasi që funksionalizimi i tërësishëm i kësaj Gjykate pritet ta godasë skenën politike, gjegjësisht disa figura të cilat janë pjesë përbërëse e partive politike në Kosovë.

 

Kështu së paku vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët konsiderojnë se po qe se shkohet në zgjedhje para aktakuzave të para, atëherë partitë në pushtet, veçanërisht PDK-ja, mund t’i fitojë sërish zgjedhjet, në të kundërtën, sipas tyre, mund të ngelet edhe në opozitë.

Nga ana tjetër, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë miratuar para dy dite rregullat e Procedurës dhe të Provave, dy muaj pas emërimit të gjyqtarëve të saj. Si rrjedhojë e kësaj njohësit e çështjeve juridiko-kushtetuese konsiderojnë se aktakuzat e para mund të ngrihen shumë shpejt. Sipas tyre, ndërrim të skenës politike do të ketë, por jo destabilizim të situatës...ZERI

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...