Krasnqi Prokurorit: Pse nuk e arrestuat edhe Visar Ymerin

PUBLIKUAR

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasnqi ka pyetur prokurorin Abdurrahim Islami se pse nuk e ka arrestuar edhe kreun e VV’së Visar Ymerin, për sulmin ne Kuvend.

Ai këto deklarata i dha derisa po fliste për bisedat telefonike të cilat prokurori i ka përdorur në aktkauzë ndaj aktivistëve të VV, ku përmenden disa komunikime në mes  të Frashër Krasnqit dhe Visar Ymerit, e që për prokurorinë kanë të bëjnë me sulmin dhe janë inkriminuse, raporton Gazeta express.

“…pse nuk e keni arrestuar edhe Visar Ymerin”, ka pyetur Krasnqi derisa para trupit gjykues ka lexuar një analize te fakteve qe e ka bërë vet.

Ai tutje akuzon prokurorin për falsifikim të përmbajtjes se këtyre bisedave telefonike dhe komunikimeve tjera, duke i ndryshuar ato dhe duke hequr pjesë të komunikimeve.

Sipas zëdhënësit të VV’së i vili bashkë me tre aktivistët e tjerë akuzohen për terrorizëm të gjitha janë montime.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...