Arrestohen xhihadistët nga Kosova në Itali

PUBLIKUAR

Një operacion i policisë dhe karabinierëve italianë, i zhvilluar gjatë natës, ka përfunduar me asgjësimin e një celule xhihadiste në Venecia.

Si rezultat, përcjell TCH, në pranga kanë përfunduar tre persona si dhe është ndaluar një minoren, të gjithë shtetas kosovarë, me leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale Antimafie dhe Antiterrorizëm.

Përveç arrestimeve, janë kryer edhe 12 kontrolle, 10 prej tyre në qendrën historike të Venecias, një në Mestre dhe një në Trevizo.

Pasi është individualizuar celula, është rindërtuar dinamika e marrëdhënieve, radikalizimi fetar i subjekteve të ndryshme dhe identifikimi i vendeve që frekuentonin.

Operacioni final ka nisur gjatë natës, kur ekipet e forcave speciale kanë ndërhyrë në banesat e të hetuarve.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...