Policia jep detaje për protestën e sotme kundër ardhjes së Vuçiqit në Kosovë

PUBLIKUAR

Policia ka dhënë detaje rreth protestës së sotme që u mbajt në 5-6 lokacione të ndryshme, ku qytetarët ishin mbledhur për të shprehur kundërshtimin për ardhjen e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë

Policia ka njoftuar se nga mbledhja e disa qytetarëve në lokacione të ndryshme, ka bërë që për pak kohë të bllokohet dhe të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve.

“Gjatë kësaj periudhe kohore sa ka zgjatur pengimi i qarkullimit të trafikut, disa autobusë me qytetarë të komunitetit serb që kishin planifikuar që të niseshin për në drejtim të  Leposaviqit kanë vendosur të kthehen në lokacionet ku banojnë, ndërsa disa të tjerë kanë vazhduar në drejtim të Leposaviqit pa probleme”, thotë raporti.

Njoftimi i policisë:

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, nga disa grupe të ndryshme qytetarësh, janë bërë disa pengesa (bllokime) të rrugëve, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të automjeteve është bërë në disa lokacione të ndryshme të Kosovës (5-6 lokacione), duke filluar afërsisht rreth orës 08:00 të mëngjesit, për të përfunduar pas një apo dy orësh.

Policia e Kosovës, me njësitet e saja relevante policore, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën e paraqitur, me qëllim të normalizimit të situatës dhe krijimit të mundësive për qarkullim të automjeteve në trafik.

Qytetarët në shenjë proteste kanë penguar qarkullimin e automjeteve, duke bllokuar rrugët me mjete të ndryshme, ku sipas informacioneve të pranuara bllokimi është bërë me qëllim që të shprehin pakënaqësitë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe  kundër vizitave dhe ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë.

Qytetarët e tubuar në këto lokacione gjatë protestimit të tyre  kanë pasur flamuj kombëtarë dhe flamuj të Republikës së Kosovës, si dhe disa pankarta në të cilat shkruante: “Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuqiqi”, “Drejt Brukselit e jo drejt Moskës”, “Të ndërtojmë së bashku Kosovën… etj.

Pas një periudhe kohore afërsisht prej një apo dy orëve qytetarët janë larguar nga rrugët dhe komunikacioni është normalizuar për qarkullim.

Gjatë kësaj periudhe kohore sa ka zgjatur pengimi i qarkullimit të trafikut, disa autobus me qytetarë të komunitetit serb që kishin planifikuar që të niseshin për në drejtim të  Leposaviqit kanë vendosur të kthehen në lokacionet ku banojnë, ndërsa disa të tjerë kanë vazhduar në drejtim të Leposaviqit pa probleme.

Vlen të potencohet se protestat kanë përfunduar të qeta pas një apo dy orësh varësisht prej lokacioneve dhe deri më tani nuk është evidentuar ndonjë incident, ku njësitet policore janë kujdesur për qarkullimin e autobusëve, automjeteve dhe në mbarëvajtjen e trafikut.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...