Jese Rodriguez mund të mbetet në Las Palmas edhe sezonin e ardhshëm
Drejtuesi e Las Palmasit kanë nisur punën që ta ripërtërijnë marrëveshje me Paris Saint-Germain për Jese Rodriguezin.
Klubi nga La Liga po synon që ta mbajë ish anëtarin e Real Madridit në klub edhe sezonin tjetër, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express.
Jese është i huazuar te Las Plamas nga kampioni i Francës deri në fund të sezonit. Por, ekipi spanjoll dëshiron ta mbaj edhe më gjatë. Jese ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2021. /Express/



