PDK e AAK fshehin financat

PUBLIKUAR

PDK e AAK fshehin financat

Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje” kanë pranuar t’i publikojnë shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Partitë tjera, përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka dalë e para në zgjedhje, por edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Ramush Haradinajt, vazhdojnë t’i fshehin “kuletat”.

Derisa zyrtarët e këtyre partive as nuk pranojnë të flasin për këtë temë, nga shoqëria civile thonë se fshehja e financave lë hapësirë dyshimi për korrupsion ordiner.

Madje, analistët thonë se partitë marrin financa nga bizneset private, në mënyrë që pas ardhjes në pushtet t’ua kthejnë “borxhin”, me ndonjë tender të “majmë”.

Përfaqësuesit e LDK-së, ndërkaq thonë se gjatë fushatës zgjedhore i kanë shpenzuar gjithsej 493.555,8 euro, ndërsa ata të Lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se i kanë shpenzuar gjithsej 243.327,68 euro.

Në KQZ thonë se i kanë disa raporte por nuk kanë pranuar t’i shpalosin për media edhe pse transparenca, sipas ekspertëve, është baza e demokracisë. /zeri/

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...