Strakosha “largon” Marchettin nga Lazio (Foto)

PUBLIKUAR

Federico Marchetti mund të largohet nga Lazio në fund të sezonit pas formës së mirë të Thomas Strakoshës

Portieri italian, Federico Marchetti nuk po kalon momente të mira te Lazio. Ish portieri i Cagliarit nuk ka luajtur për ekipin romak që nga 5 shkurti për shkak të problemeve me meniskun.

Marchetti, i cili ka kontratë me Lazion deri në vitin 2018, nuk pritet të rikthehet në fushë edhe disa javë, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express.

Sipas Calciomercato.com Lazio mund t’ia shkëput kontratën Marchetti në fund të sezonit, edhe pse kanë bashkëpunim deri në verën e viti 2018.

Forma e mirë nëpër të cilën po kalon portieri i Kombëtares shqiptare dhe lëndimet e shpeshta të Marchettit, mund të bëjnë që italiani në fund të sezonit të ndahet me Lazion. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...