Pjesëtarët serbë në FSK: Bashkë, ia kalojmë shumë mirë

PUBLIKUAR

Transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës do të jetë një proces i mirëpritur dhe jo shqetësues për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve që shërbejnë në kazermat e Kosovës. Ata tashmë kanë vite që kanë ndërtuar një harmoni të përbashkët dhe të gjithë i shërbejnë flamurit të Kosovës pavarësisht komunitetit që vijnë.

Millosh Denish, pjesëtar i Kazermës Newborn në Gjilan nga komuniteti serb është shprehur për TC se ka për një kohë të gjatë në këtë kazermë dhe ka kaluar shumë mirë me të gjithë kolegët pavarësisht nga cili komunitet vijnë.

Okan Sadiku nga komuniteti turk thotë se ka 7 vite që shërben në FSK dhe ka nënvizuar se të gjitha komunitetet që shërbejnë angazhohen për ti përmbushur kapacitetet operacionale. Për televizionin kanë folur edhe pjesëtarë të tjerë nga komuniteti serb e shqiptar.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...