Kuvendi i Kosovës, 100 mijë euro për blerjen e laptopëve për deputetët

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës, për vitin 2018 ka paraparë shpenzimin e 100 mijë eurove për blerjen e laptopëve të rinj.

Këta laptopë do të blihen për deputetët që do të zgjidhen në zgjedhjet e përgjithshme të parapara për vitin 2018, shkruan Telegrafi.

Ndarjen e buxhetit për laptopë e ka konfirmuar edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2018-2020.

“Është paraparë që për deputetët e legjislaturës së re të kemi një buxhet prej 100 mijë euro, për blerjen e laptopëve. Ndërsa 93 mijë e 241 euro për aktivitete të tjera të deputetëve”, ka thënë Krasniqi në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...