Zyrtare: Ju kujtohet Ademi që u dënua me katër vjet? CAS merr një tjetër vendim (Foto)

PUBLIKUAR

Arijan Ademi do t’i rikthehet futbollit në tetor të këtij viti

Sot edhe zyrtarisht Gjyqi i Arbitrazhit Sportiv në Lozane publikoi vendimin për zvogëlimin e dënimit nga katër në dy vite për Arijan Ademin, futbollistin e Dinamo Zagreb dhe reprezentuesin e Maqedonisë. Ai do të kthehet në fushë me 7 tetor të këtij viti.

Ademi ishte dënuar me katër vjet pasi doli pozitiv në doping pas ndeshjes Dinamo – Arsenali, ku kishin triumfuar kroatët.

Tani apeli për ta zbritur dënimin është pranuar nga CAS duke e shkurtuar atë në dy dhe Ademi edhe zyrtarisht do t’i rikthehet futbollit në tetor të këtij viti. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...