E hëna ka qenë e mbushur me arrestime. Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 28 persona për raste të ndryshme të incidenteve dhe veprave penale, transmeton Indeksonline.
Arrestimet janë kryer në të gjitha rajonet e Kosovës ndërsa për të njëjtat është informuar edhe prokuroi i shtetit.
Me urdhër të prokurorit, 12 prej të arrestuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të tjerët janë dërguar në mbajtje.


