
Para dy dite përfunduan punimet rreth asfaltimit të rrugës “Atnan Krasniqi” në gjatësi prej 900 metrash.
Kjo rrugë është rikonstrukuar ngase më herët ka pasur gjerësi prej 4 metra ndërsa tashti është zgjëruar edhe për një metër si dhe është riasfaltuar komplet rruga në fjalë. Punimet në këtë rrugë i ka kryer NTP “Ardhmëria” nga Shtimja, ndërsa infvestitor është Ministria e Infrastrukturës, ndërsa këtë projekt e ka bashkëfinancuar edhe Komuna e Shtimes. Rruga “Atnan Krasniqi” ka rëndësi të veçantë ngase të lidh me rrugën “Industria”, ku është Zona për Zhvillim Ekonomik dhe ka dalje në rrugën magjistrale Shtime – Ferizaj.
Para një jave, tregon Dashnim Jashari, përfaqësuesi i firmës “Ardhëria” se punimet kanë përfunduar në asfaltimin e rrugës “Neziraj” në Mollopolc të Shtimes, e cila ka gjatësi prej 630 metra dhe është e gjerë 4 metra. Po ashtu, bënë të ditur Jashari se punimet rreth rregullimit të trasesë janë duke vazhduar në rrugën turistike mbi 2 kilometra nga Sheshi “Flamuri” që të çon në drejtim të vendit të quajtur “Guri i Kishës” në Mollopolc, e cila pritet së shpejti të asfaltohet. Vlera e përgjishme e këtyre tri projekteve është 216,723.50 euro, thotë Mehdi Salihu, drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, të cilat mjete financiare janë investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ku gjithashtu me një shumë mjetesh ka participuar edhe Komuna e Shtimes./ferizaipress/



