Çanak: A ma shpjegoni se si është Kosova është pjesë e Serbisë e jo p.sh. Kameruni?

PUBLIKUAR

Kandidati për president të Serbisë nga Liga Socialdemokrate e Vojvodinës, Nenad Çanak, në një intervistë për Novi Magazin përsërit se nëse fiton do ta pranonte menjëherë pavarësinë e Kosovës

“Askush në kampanja nuk pyet se sa kushton kjo që njerëzve në mënyrë masive u është shpëlarë truri prandaj është tabu të pyetës për Kosovën? Sepse, nëse Kosova ka kufi që nuk mund ta kaloni pa pasaportë, nëse gjysma e shteteve në planet e ka pranuar atë dhe nëse ajo ka gjyqësor dhe ekzekutiv të pavarur nga organet e Serbisë, le të ma shpjegojë dikush se në bazë të çkafit Kosova është më shumë pjesë e Serbisë se p.sh. Kameruni? “, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Për të, çështja e Kosovës ndërlidhet me arsyen e shëndosh, prandaj nuk pranohet fakti i pavarësisë së këtij shteti.

“Veten po e sillni në pozitën sikur kur mjeku ta jep diagnozën e gabuar, ndaj çdo terapi është e gabuar”, shton ai.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...