Balaj godet keq Xhakën dhe Abrashin

PUBLIKUAR

Bekim Balaj, sulmuesi nga Shkodra, ka thënë se Kombëtarja mbetet e bashkuar pavarësisht largimit të Amir Abrashit dhe Taulant Xhakës nga ekipit kuqezi.

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj është paraqitur në konferencën për media para ndeshjes miqësore ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila do të luhet të martën në Elbasan.

Ai ka thënë se grupi i Kombëtares mbetet i bashkuar pavarësisht largimit të Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit nga ekipi kuqezi.

“Unë nuk e di arsyen e vërtetë pse Xhaka dhe Abrashi u larguan nga grumbullimi. Atmosfera në skuadër është e mirë, siç ka qenë gjithmonë. E kemi treguar përherë se kemi ecur mirë dhe kemi arritur rezultate falë grupit të mirë qe kemi  krijuar gjatë këtyre viteve”, ka deklaruar ai.

“Se një apo dy lojtarë mund të mos jenë pjesë e ekipit për arsyet e tyre, grupi vazhdon të jetë i fortë dhe të gjithë bashkë shohim përpara”, ka theksuar sulmuesi i Terek Grozny, përcjell Express.

Balaj ka mbetur në bankën rezervë në humbjen e Shqipërisë ndaj Italisë (2:0). Por, ish sulmuesi i Rjekës, Sparta Pragës dhe Slavia Pragës respekton vendimin e trajnerit italian.

“Kur je pjesë e Kombëtares, normalisht dëshira është e madhe për të dhënë kontribut në çdo ndeshje. Aq më tepër në ndeshje të nivelit të tillë si Italia, që është ëndërr për gjithsecilin nga ne”, tha Balaj.

“Duke u kthyer në fëmijërinë tonë, jemi rritur me kampionatin italian. Dëshira ishte e madhe, gjithsesi zgjedhja e trajnerit ishte që të mos luaja në atë ndeshje. Tani vazhdojmë përpara, shohim ndeshjet e tjera”, shtoi ai.

Balaj ka thënë se shpreson që do të luajë ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të shënoj gol në këtë takim.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...