Helikopterë ushtarakë të KFOR-it morën pjesë në shuarjen e zjarrit që përfshiu malin Sokolica afër Zveçanit, mbrëmjen e së premtes.
Në vendin e ngjarjes ishin prezent zjarrfikësit, shkruan Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.
Poshtë kodrës që ishte përfshirë nga zjarri gjendet frashi Rudare, ndërsa mbi të është fshati Boletin ku gjendet një manastir mesjetar.
Klan Kosova ka tentuar të flas me Zëdhënësin e Policisë për Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, megjithatë ende nuk kemi marrë përgjigje për detajet e kësaj ngjarje


