Hoxhaj: PDK-ja fituese e zgjedhjeve, kurdo që mbahen ato

PUBLIKUAR

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në Konventën e tetë të punës të PDK-së ka thënë se në rast se Kosova do të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare PDK do t’i fitonte bindshëm zgjedhjet.

Hoxhaj ka thënë se PDK ka ruajtur unitetin e saj dhe mbetet partia më e madhe politike në vend, me mbështetjen më të madhe elektorale.

“Ne vazhdojmë të mbesim partia më e madhe politike në vend, me shtrirje nacionale dhe me mbështetjen më të madhe elektorale. Ne e kemi ruajtur unitetin e partisë, dhe aktualisht jemi partia më e organizuar shqiptare në rajon. Ndoshta po e them para kohe që nëse ka zgjedhje të parakohshme, por të jeni të bindur se do të fitojmë bindshëm kurdo që mbahen ato”, ka deklaruar Hoxhaj, raporton “Zeri.info”

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...