Pas vendimit të Qeverisë, AKK i regjistron pronat në emër të Republikës së Kosovës

PUBLIKUAR

Duke vepruar në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për regjistrimin në pronësi të Republikës së Kosovës të të gjithë pronave të paluajtshme që ndodhen në territorin e Republikës së Kosovës e të cilat kanë figuruar në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë ndërrimin e pronësisë së këtyre pronave në regjistrat pronësorë.

“Kjo do të thotë se në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, sistem ky i cili administron regjistrat pronësorë zyrtar në Republikën e Kosovës, këto prona figurojnë në pronësi të Republikës së Kosovës”, bën të ditur ky Agjencion në një njoftim për media.

Procesi për kthimin e këtyre pronave kishte filluar në vitin 2015 nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa pas kontrollit dhe identifikimit të këtyre pronave dhe në bashkëpunim mes institucioneve të ndryshme vendore, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka azhurnuar regjistrat pronësorë duke regjistruar si pronar të këtyre pronave Republikën e Kosovës./Express/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...