Këngëtarja Nora Istrefi ka realizuar një set të ri me fotografin Fadil Berisha.
Ka qenë Fadili që ka publikuar një nga fotot në Instagram, ku shihet se këngëtarja ka shkëlqyer përpara objektivit të aparatit të tij.
E veshur me një fustan të kuq, Nora dukej më elegante se kurrë më parë.



