Sergio Busquets ka treguar marrëdhëniet në mes të Gerard Pique dhe Sergio Ramos
Deklarata e Sergio Ramosit dhe Gerard Piques ndaj njëri tjetrit dhe klubeve kanë bërë që të dyshohet në miqësinë e tyre dhe atmosferën te ekipi kombëtar i Spanjës.
Por, sipas Sergio Busquets atmosfera në mes të Ramosit dhe Piques është shumë e mirë.
“Ata janë që shumë vite me ekipin kombëtar. Ramos dhe Pique kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Ramos në Kombëtare është kapiten dhe ka më shumë autoritet, ndërsa Pique te Barcelona ka më shumë rolin e liderit”, tha Busquets për El Partidazo. /Express/



