Zyrtare: UEFA vendos për gjyqtarin Aytekin, dëshpëron tifozët e futbollit (Foto)

PUBLIKUAR

UEFA nuk do të marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarit gjerman Deniz Aytekin

Gjyqtari gjerman, Deniz Aytekin ka qenë top lajm në mediat botërore dhe shumë i përfolur pas ndeshjes Barcelona-PSG, e cila përfundoi 6:1.

Ai akuzohehej që ndihmoi Barcelonën me dy penallti, ndërsa në anën tjetër nuk akordoi dy penallti për PSG’në.

Po, kjo nuk e shqetëson kryetarin e UEFA’s, Aleksander Ceferin, i cili tha se nuk do të marrin masa ndaj Aytekin.

“Kur diçka nuk është në rregull ne e diskutojmë, nuk është punë suspendimi. Kjo është sikur të suspendosh ose dënosh një lojtar që e humb penalltinë”, tha Ceferin në një konferencë në Portugali, shkruan L’Equipe. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...