Dikur derbi i qytetit, sot sa për statistikë takimi mes Lakers dhe Clippers (Video)

PUBLIKUAR

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Derbi i qytetit të ‘engjëjve’ i ka takuar basketbollistëve të Los Angeles Clippersave.

Këta të fundit pa problem triumfuan kundër rivalëve lokal të Lakersave me rezultat të thellë 133-109.

Vetëm në çerekun e fundit ish-skuadra e Kobe Bryant dhe Shaqill O’Neal ishte më e mirë se Clippersave, transmeton Telegrafi.

Chris Paul te skuadra fituese ishte lojtari më efikas duke shënuar 27 pikë. DeAndre Jordan regjistroi ‘double-double’ në saje të 12 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Në anën tjetër, Berandon Ingram luajti 40 minuta ku realizoi 21 pikë ndërsa dy më pak i shtoi Julius Randle.

Tashmë dihet se Lakersat nuk kanë gjasa për ‘Play-Off’ për dallim prej Clippersave, të cilët pozicionohen në vendin e pestë të Konferencës Perëndimore.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...