​Brazili merr një lajm të mirë para ndeshjes me Uruguain

PUBLIKUAR

Luis Suarez do të mungojë në përballjen ndaj Brazilit, për shkak të kartonëve të verdhë

Uruguai-Brazil është një nga ndeshjet më interesante në kualifikimet për Kupën e Botës për zonën e Amerikës Latine.

Skuadra vendëse këtë ndeshje do të jetë pa Luis Suarez, i cili do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë, por kjo nuk e shqetëson trajnerin Oscar Tabarez.

“Nuk jemi një skuadër që dorëzohemi, por i kalojmë vështirësitë. Kjo për ne është shumë e rëndësishme. Sigurisht është vetëm një ndeshje futbolli, por ne jemi të fortë në aspektin psikologjik”, tha Tabarez.

Uruguai ndodhet në vendin e dytë në grupin amerikano-latin të kualifikueseve të Botërorit 2018, me 23 pikë pas 12 ndeshjesh, ndërkohë që vendin e parë e mban Brazili me 27 pikë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...