Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez ka hedhur poshtë raportimet e mediave se Massimiliano Allegri do ta merr drejtimin e Barcelonës nga sezoni i ardhshëm.
“Nuk është e vërtetë se Allegri do të vijnë në Barcelonë.”, ka deklaruar Fernandez për Cadena SER, përcjell Express.
Por, Fernandez nuk e ka përjashtuar mundësin që Carlos Unzue (ndihmësi i Luis Enriques) ose Ernesto Valverde (Athletic Belbao) ta marrin drejtimin e ekipit.
“Unzue e njeh klubin me të vërtetë mirë, duke përfshirë sistemin dhe lojtarët, kështu që ai është i përgatitur,” tha ai.
“Valverde ka pasur disa sezone të mira, jo vetëm në Athletic Bilbao.”, ka përfunduar Fernandez. /Express/


