Kriza politike bllokon KQZ-në

PUBLIKUAR

Kriza politike bllokon KQZ-në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në krizë të legjitimitetit, pasi që anëtarëve të këtij Komisioni u ka përfunduar mandati e madje dy nga këta përfaqësues janë nga partitë politike që në zgjedhjet e fundit nuk kanë arritur të futen në Kuvend (AKR dhe SLS).

Ndërsa, dy anëtarë të tjerë, njëri nga komuniteti boshnjak dhe tjetri nga ai ashkali, po ashtu duhet të zëvendësohen ose t’iu vazhdohet edhe një mandat, pasi që këto dy komunitete përfaqësohen me nga dy subjekte politike në Kuvend, rrjedhimisht ato duhet të vendosin se kush do t’i përfaqësojë në KQZ.

Emërimi i anëtarëve të rinj duket se ka mbetur peng i krizës institucionale, pasi që presidentja e vendit, e cila ka përgjegjësi të bëjë emërimin e anëtarëve të KQZ-së, është duke pritur fillimisht formimin e institucioneve të reja. /zeri/

SHIKO MË SHUMË

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...