Pique nuk ka dyshime, Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi, ka shkëlqyer në fitoren e Barcelonës prej 4:2 ndaj Valencias, duke shënuar dy gola.
Messi ka marrë lëvdata nga pothuajse gjithë skuadra pas ndeshjes, e në veçanti nga Gerard Pique.
Mbrojtësi katalanas thotë se paraqitjet mbresëlënëse të Leo Messit për shumë vite me radhë kanë bërë që tashmë kjo të duket normale, por gjithçka do të ndryshojë kur ai të pensionohet.
“Ne po flasim për lojtarin më të mirë në histori”, u përgjigj fillimisht Pique kur u pyet për paraqitjen tjetër të mrekullueshme të Leo Messit.
“Ne jemi mësuar tashmë dhe na duket sikur kjo është normale, por të gjithë e dimë se kur Messi të ndalojë së luajturi, këto gjëra që po bën do të jetë e vështirë të përsëriten”, shtoi Pique. /Express/


