Kosova në fazën kritike

PUBLIKUAR

Kosova në fazën kritike

Qëndrueshmëria politike dhe buxhetore e shtetit po lëkundët si pasojë e inateve të liderëve partiakë, konsideron Presidenca e vendit. Pavarësisht këtij “alarmi”, liderët e dy taborëve, PDK-së dhe Bllokut, mbesin të barrikaduara në qëndrimet e tyre.

Zyra e presidentes Jahjaga ka dhënë alarmin për “lëkundjen” e qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës, ndërsa e konsideron të domosdoshëm bashkimin e liderëve partiakë në një takim të përbashkët, për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e krizës.

Nëpërmjet zëdhënësit të saj, Arbër Vllahiu, presidentja konsideron se Kosova po hyn jo vetëm në krizën e thellë politike, por edhe në atë buxhetore.

Mirëpo, pavarësisht këtij “alarmi”, liderët politikë të të dyja taborëve, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut (LVAN) në anën tjetër, vazhdojnë të jenë të padëgjueshëm jo vetëm ndaj kërkesës së presidentes, por edhe ndaj thirrjeve të faktorit ndërkombëtar, se duhet t’i lënë anash inatet dhe të bashkohen për krijimin e institucioneve të reja. /zeri/telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...