Barazojnë City dhe Liverpooli, vazhdojnë në zonën e LK-së (Video)

PUBLIKUAR

Manchester City ka barazuar ndaj Liverpoolit me rezultat 1-1 në Ligën Premier.

Ishte një ndeshje me shumë raste nga të dy anët dhe ndoshta barazimi ishte rezultati i drejtë.

David Silva i Manchester Cityt i dëshpëruar me rastin e lëshuar ndaj Liverpoolit. Foto: Getty Images

Shansi i parë në takim erdhi nga David Silva në minutën e 20-të, ndërsa pas katër minutash rrezikoi Sadio Mane.

Shanse për gol kishin edhe Fernandinho dhe Adam Lallana, por rrjetet mbetën të paprekura në pjesën e parë.

James Milner duke festuar golin me bashkëlojtarët. Foto: Getty Images

Liverpooli e filloi mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 51-të kaloi në epërsi me golin e James Milner nga pika e bardhë, e gjitha kjo pasi Roberto Firmino u rrëzua në zonë nga Gaël Clichy.

Pas dhjetë minutash Firmino kishte një shans të mirë për gol, por Willy Caballero bëri një pritje të bukur.

Roberto Firmino nuk beson se çfarë rasti ka humbur. Foto: Getty Images

Rezultati u barazua në minutën e 69-të nga Sergio Aguero pas asistimit nga Kevin De Bruyne.

Në vazhdim shanse të mira për gol kishin edhe De Bruyne, Lallana, Raheem Sterling, por të gjithë këta nuk arritën të jenë konkret para portës kundërshtare dhe me rezultatin 1-1 përfundoi gjithçka.

Jurgen Klopp i koncentruar maksimalisht te ndeshja. Foto: Getty Images

Pas këtij barazimi Man City vazhdon në vendin e tretë me 57 pikë, një pikë më shumë se Reds një vend më poshtë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jurgen Klopp është ndaj Evertonit, kurse ajo e Pep Guardiolas është kundër Arsenalit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...