​Skuadra e madhe italiane kërkon Modricin dhe Kroosin (Foto)

PUBLIKUAR

Inter po interesohet për dyshen e Real Madridit, Luka Modric dhe Toni Kroos

E përditshmja italiane, Corriere della Sera shkruan se Inter po përgatitet për transferime të mëdha gjatë verës së ardhshme.

Sipas Mario Sconcerti, Inter po interesohet për dyshen e Real Madridit, Luka Modric dhe Toni Kroos.

“Inter po kërkon disa lojtarë me personalitet të madh. Sa për qartësi i kam dy emra, Modric dhe Kroos. A mund të vijnë ata në Inter? Ndoshta po. Të tillë lojtarë po kërkon Inter”, tha Sconcerti.

Kujtojmë se Modric dhe Kroos gjatë këtij viti kanë vazhduar kontratat e tyre me Realin, kroati deri në vitin 2021, ndërsa gjermani deri në vitin 2022. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...