Thaçi: Ejani të bëjmë marrëveshje

PUBLIKUAR

Thaçi: Ejani të bëjmë marrëveshje

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, thotë se të gjithë liderët politikë, të interesuar për ndërtimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, duhet të komunikojnë, të bashkëpunojnë, dhe të ndërtojnë një marrëveshje institucionale të qëndrueshme dhe stabile.

“Duhet të nxitohemi dhe të punojmë më shpejtë që të arrihet marrëveshja ndërpartiake sa më shpejtë që është e mundur dhe t’i përgjigjemi ftesës së Presidentes për një takim të përbashkët dhe të gjejmë formulën që është në përputhshmëri me interes të qytetarëve dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Thaçi.

Sipas kryeministrit Thaçi asnjë lider nuk duhet të mendojë për interesat partiake ose personale, por duhet të punojnë me maturi të madhe për interesat e vendit dhe të qytetarëve.

Këto komente kryeministri në detyrë i ka bërë në pritjen e organizuar me rastin e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...