Thaçi: U vërtetua fitorja madhështore e PDK-së

PUBLIKUAR

tha-ccedil-i-u-v-euml-rtetua-fitorja-madh-euml-shtore-e-pdk-s-euml_hdKryeministri në detyrë dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ-ja duke thënë se u vërtetua fitorja e partisë së tij. Ai ka thënë se ndihet krenar që zgjedhjet e 8 qershorit ishin më të mirat, të organizuara në Kosovë.

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka shprehur bindjen se partia e tij do të krijojë qeverinë e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lexojeni të plotë postimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, në Facebook:

“Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, u vërtetua fitorja madhështore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe projektit MISIONI I RI.

Ndihem krenar si kryeministër i vendit dhe si kryetar i PDK-së që këto zgjedhje ishin më të mira të organizuara në Kosovë.

I falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e tyre politike në procesin zgjedhor dhe besimin e tyre në projektin fitues MISIONI I RI.

Në ditët e ardhshme presim konstituimin e Kuvendit te ri dalur nga zgjedhjet. Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë përkrahur MISIONIN E RI se me vendosmërinë më të madhe do të punojmë si qeveri e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë Shkup, “Arben Xhaferi”, projekt tjetër historik, ka shënuar fillimin e implementimit të MISIONIT TË RI. HTH”,(sic), ka shkruar Thaçi në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të...

Tre të mitur grabisin një lokal në Prishtinë, punëtorja lëndohet duke u ballafaquar me ta

Tre të mitur dyshohet se kanë hyrë në një lokal në Prishtinë dhe kanë...

Konflikti në trafik eskalon në dhunë, një person bëhet për spital

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik që ndodhi të premten...