Vetëvendosje me tri propozime për Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

download

Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan sot ka  dorzuar Kryesueses së Kuvendit  disa propozime për planin e punës së Kuvendit Komunal në Lipjan. Në kërkesë kërkohet që Komuna e Lipjanit të organizoj një mbledhje solemne me rastin e 28 nëntorit ditës së flamurit dhe shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë, pika tjetër e kërkesës së Vetëvendosjes kërkon që të organizohet dy mbledhje në vit për sektorin e bujqësisë ku të raportohet për Korrje-Shirjet, dhe të mbjellat në Komunën e Lipjanit, Ndërsa pika tretë e kësaj kërkese thotë të organizoj një mbledhje solemne me rastin e 8 marsit festes së gruas.

Edita Gashi asambliste nga radhët e Vetëvendosjes në Lipjan ka dorzuar kërkesën dhe ka thënë për LipjaniNews se pritet të shihet nëse do ta miratojnë antarët e Kuvendit apo jo.

“Po, si Lëvizje VETËVENDOSJE!, e kemi shqyrtu materialin që do diskutohet në mbledhjen e radhës së asamblesë dhe lidhur me planin orientues të Kuvendit për vitin 2015 menduam që të propozojmë tri pika të cilat nuk janë të përfshira në atë plan, tash mbetet të shihet nëse do ta miratojnë antarët e kuvendit apo jo” shprehet Gashi./LipjaniNews/

Ja kërkesa e Vetëvendosjes

Untitleddasdasd

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...