Rafinha Alcantara gjatë verës mund të transferohet në Premierligë
Mesfushori brazilian, Rafinha Alcantara në fund të sezonit mund të largohet nga Barcelona, edhe pse ka kontratë me gjigantin e La Ligës deri në vitin 2020.
Sipas Don Balon, reprezentuesi i Brazilit nuk është i lumtur në Camp Nou, dhe gjatë verës mund të kërkoj një klub të ri, përcjell Express.
Don Balon shkruan se skuadra e Arsenalit është e interesuar që ta transferoj 24 vjeçarin në Emirates gjatë verës. /Express/



