Rikthehet Xherdan Shaqiri

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri ka kaluar lëndimin. Ai pritet të luajë ndaj Chelseas pas dy muajve pauzë

Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri do të jetë pjese e Stoke Cityt për ndeshjen ndaj Chelseas, e cila zhvillohet sot nga ora 16:00.

Ai ka kaluar lëndimin dhe do të jetë gati ta ndihmoj skuadrën e Mark Hughes  në ndeshje ndaj liderit të Premierligës, shkruan Express.

“Ai ka pasur disa pengesa të vogla. Para këtyre lëndimeve të vogla ai u ringjall dhe u ndjeva se ai u bë me të vërtetë mirë, por u ndalua sërish”, ka deklaruar trajneri i Stokes, Mark Hughes

“Ai është i aftë dhe në dispozicion edhe pse shpresojmë se nuk do të marrë kahja negative në ndeshjen ndaj Chelseas”, ka theksuar ai.

Xherdan Shaqiri ndeshje e fundit për Stoke Cityn e kishte luajtur në janar, në barazimin ndaj Manchester Cityt 1:1. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...