Thomas Strakosha, portieri i Shqipërisë, konsiderohet si e ardhmja e Lazios
Në ndeshjet e fundit në Serie A portën e Lazios me mjaftë sukses po e ruan portieri shqiptar, Thomas Strakosha.
Pas paraqitjeve të mira ekipi romak shumë shpejtë do t’ia vazhdoj kontratën portierit të Kombëtares deri në vitin 2021, shkruan Corriere dello Sport, përcjell Express.
Sipas kësaj të përditshme, vazhdimi i kontratës mes Lazios dhe Strakoshas i jap fund spekulimeve për transferimin e portierit të Italisë dhe Genoas, Mattia Perin në Olimpico.
Corriere dello Sport shkruan se Strakosha do të jetë e ardhmja e Laios dhe Kombërares shqiptare. /Express/



