Raul Gonzales ka vetëm fjalë të mira për Cristiano Ronaldon
Në një intervistë për revistën gjermane, Kicker, legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, lojtar ky që vitin që lamë pas ia theu rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të Los Blancos.
I pyetur se cili është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo pesë herë fituesi i Topit të Artë Leo Messi, Raul është përgjigjur: “Më pëlqejnë të dy”.
“Por ajo se çfarë ka bërë Ronaldo si golashënues, duke realizuar mbi 50 gola për shumë sezone me radhë, është një nder”, theksoi mes tjerash Raul


