Nasri: Vardy është një mashtrues, reagoi si në teatër

PUBLIKUAR

Samir Nasri e ka akuzuar sulmuesin e Leicester Cityt, Jamie Vardy, se ai është një mashtrues pas grindjes të tyre në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku mesfushori francez u dërgua jashtë me kartonë të kuq.

Mesfushori francez dhe sulmuesi francez patën një përballje verbale mes tyre në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.

Vardy e provokoi mesfushorin francez të huazuar nga Manchester City, ku ki i fundit i nervozuar dëshiroi të qëroj hesapet me anglezin, i cili u shtir kinse mori një goditje të fortë dhe gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Nasrin.

Momenti kur Vardy ‘përjeton’ goditjen e fortë të Nasrit!

Pas kësaj, Nasri i nervozuar me reagimin e anglezit, e quajti Vardy si një mashtrues, duke theksuar se ai bëri një reagimi teatral.

“Për mua, ai është një mashtrues. Sepse në qoftë se ai do të ishte një lojtar i huaj, ju, shtypi anglez, do të thoshit se ai është një mashtrues”, ka thënë fillimisht Nasri.

Gjyqtari e ndëshkoi me të kuq francezin pas gjestit të bërë..

“Ata ishin duke fituar 2-0; duhej të luanin si njerëz. Ta fitonin atë”, përcjell Telegrafi.

“Ishte vet ai që erdhi në fytyrën time. Nuk duhej ta bënte atë”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...