Vuçiq-i e mohon incidentin në Sarajevë: Vetëm e pyeta Mustafën

PUBLIKUAR

Sarajevë – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë darkës në Sarajevë nuk ka pasur incident mes tij dhe Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

“Nëse më pyesni nëse ka pasur incident, nuk ka pasur. Është normale dhe me kulturë të bësh pyetje. Nuk ka pasur probleme, vetëm se për darkë i thash se ‘a e ke menduar vetë, apo dikush të ka ndihmuar me konfiskimin e pasurisë’. Këtë e thashë edhe sot”, tha kryeministri serb për gazetarët që kishin pritur me durim, pasi ai nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në konferencën për shtyp, raporton Tanjug.

I pyetur nëse ai priste një reagim nga Evropa ndaj ngjarjeve në Kosovë, Vuçq-i tha “se zëdhënesja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, tha sot në një deklaratë që pasuria duhet të trajtohet ndryshe nga ajo që thotë Prishtina”.

Kur u pyet se çfarë tjetër ai tha ai kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Vuçiq-i tha se e kishte porositur “që të lirojë posterat nga paraburgimi, makinën dhe të mos sjellë më vendime të tilla”.

“Ai (Mustafa) në këtë tha që ata mendojnë se kjo është çështje e tyre e brendshme dhe se ata kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan, dhe ju e shihni se BE-ja nuk mendon kështu”, ka thënë Vuçiq-i, ndërsa kur u pyet për të komentuar deklaratën e Hashim Thaçit se kjo nuk është pronë e Serbisë, ironizoi duke thënë se “Thaçi përndryshe është i njohur një ekspert i çështjeve ligjore në Ballkan dhe kudo në botë”./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...