Kelmendi: Thaçi konsultoi Vuçiqin, jo Mustafën për ushtrinë

PUBLIKUAR

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, gjatë një interviste për “Zërin” ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri është konsultuar vetëm me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, por jo edhe me atë të Kosovës, Isa Mustafën

Presidenti Hashim Thaçi është konsultuar me Aleksandër Vuçiqin, e jo me kryeministrin Mustafa, rreth transformimit të FSK-së në ushtri, dhe ky fakt është brengosës. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, në një intervistë dhënë “Zërit”

Madje, zëvendëskryeministri Kelmendi ka thënë se iniciativa e presidentit Thaçi në këto momente është edhe një tentim i tij që ta mbajë nivelin e PDK-së në nivelin e duhur politik. Megjithëkëtë, sipas tij, edhe pse ky hap është i shpejtë, ai është i domosdoshëm dhe që duhet të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, duke folur për ratifikimin e Demarkacionit, Kelmendi ka thënë se po bëhet një zvarritje e panevojshme.

Ai e ka vlerësuar koalicionin LDK-PDK si të qëndrueshëm dhe më të mirin e mundshëm për t’iu dhënë zgjidhje çështjeve të mëdha për vendin. Në fund ai ka deklaruar se në katër vjetët e ardhshme në Kosovë nuk do të ketë të papunë.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...