Guardiola flet pas eliminimit në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Manchester City është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Citizens kanë pësuar humbje në takimin e dytë nga Monaco me rezultat 3-1, e cila gjë ishte e mjaftueshme për francezët për tu kualifikuar në çerekfinale, megjithëse në ndeshjen e parë kishin humbur me rezultat 5-3.

Pep Guardiola, trajneri i skuadrës angleze është shprehur se të besuarit e tij luajtën mirë vetëm në pjesën e dytë.

“Zhvilluam një lojë të jashtëzakonshme në pjesën e dytë, por harruam ta bëjmë këtë edhe në pjesën e parë. Ishim më të mirë në pjesën e dytë, por nuk ishte e mjaftueshme”, është shprehur Guardiola.

Ai gjithashtu ka thënë se ekipi është i papërvojë, por që do të përmirësohet.

“Do të përmirësohemi, por kjo garë është shumë kërkuese. Ndonjëherë duhet të jeni special dhe me fat, ne nuk ishim sot. Normalisht luajmë në një nivel të mirë, por këtu nuk e bëmë. Do të mësojmë, pasi ekipi nuk ka shumë përvojë”, ka thënë Pep

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...