Barcelona ka dy opsione tjera nëse nuk arrin ta transferojë Marco Verattin
Barcelona po synon që gjatë verës ta transferojë në Camp Nou yllin e Paris Saint-Germain, Marco Veratti.
Por, nëse dështon transferimi i italianit në Barcelonë, këta të fundit kanë dy opsione tjera për ta forcuar mesfushën, shkruan Mundo Deportivo.
Fjala është për Nemanja Maticin (Chelsea) dhe Julian Weigl (Borussia Dortmund), përcjell Express.



