Porosia e QUINT-it: Mos rrezikoni!

PUBLIKUAR

Vendet e QUINT-it presin që autoritetet kosovare të konsultohen me ta rreth ndërrimit të misionit të FSK-së. Sipas tyre, për Kosovën duhet të jetë prioritet ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë

Vendet e QUINT-it, respektivisht përfaqësuesit e tyre, të cilët janë me mision në Kosovë, u kanë bërë thirrje autoriteteve kosovare që të mos rrezikojnë me veprime të njëanshme rreth krijimit të ushtrisë

 

Sipas tyre, me këtë iniciativë Kosova do ta rrezikonte stabilitetin rajonal, por edhe marrëdhëniet me partnerët e saj ndërkombëtarë. Përkundër këtij paralajmërimi, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dje i ka dërguar një letër të gjatë NATO-s, duke e njoftuar për procesin e formimit të ushtrisë. Thaçi u ka kërkuar miqësisht që t’i marrin në konsideratë të gjitha argumentet ligjore dhe politike të shpjeguara në letër.

Ndërkohë dje Ministria e FSK-së ka njoftuar se ka proceduar në Qeveri projektligjin për krijimin e ushtrisë së Kosovës. E sipas ministrit Demolli, ai ka dhënë mendim pozitiv për projektligjin për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, por ka zbuluar se njëkohësisht ka dhënë edhe disa propozime që sipas tij duhet të merren parasysh edhe nga presidenti, shkruan ZERI

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...