Leo Messi është kundër transferimit të Philippe Coutinho në Barcelonë
Sulmuesi Brazilin, Neymar ka kërkuar nga Barcelona që ta transferoj yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho gjatë verës.
Por, sipas portalit të njohur, Diario Gol, ylli i Barcelonës, Leo Messi është kundër transferimit të brazilianit në Camp Nou, përcjell Express/
Thuhet se Messi nuk dëshiron ta prish tandemin që ka krijuar me Luis Suarezin, dhe për këtë nuk dëshiron ta ketë në ekip Coutinhon, i cili po shkëlqen me Liverpoolin.
Messi ka ndikim të madh te Barcelonë sa i përket transferimeve. Kështu, transferimi i mundshëm i Coutinhon në Camp Nou mund të mos realizohet. /Express/



