AKI: Mos e rrezikoni jetën e zyrtarëve tanë, mos botoni informacione për Murat Jasharin

PUBLIKUAR

Pas njoftimeve të disa mediave se sot do të botohen materiale nga biseda e Murat Jasharit, personi kryesor i dyshuar në tentim-vrasjen e Azem Vllasit, Agjencia Kosovare e Inteligjencës bën thirrje që një gjë e tillë të parandalohet.

AKI i kanë thënë lajmi.net se publikimi i matrialeve, si dhe mesazheve te paralajmeruara, rrezikon operacionet që janë duke u zhvilluar nga kjo Agjenci, si dhe, disa detaje, që tashmë janë kapur nga AKI, e që janë shpërndarë, rrezikojnë edhe vetë jetën e zyrtarëve të AKI-së.

“Publikimi, që është duke ndodhur këto ditë, i informacioneve të grumbulluara nga AKI, e që fatkëqësisht është duke rrjedhur nga Policia e Kosovës, rrezikon vetë operacionet që janë në vazhdim të AKI si dhe rrezikon jetën e zyrtarëve te AKI-së”, kanë thënë nga AKI.

Sipas AKI-së, të gjithë duhet të sillen konform kësaj kërkese, që në thelbin e saj ka, mbrojtjen e jetës së zyrtarëve të AKI si dhe informacioneve të saj, që kanë për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...