Haradinaj: Deputetët të mos jetojnë me turpin e kërkesës legjitime për Specialen (Video)

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është shprehur i bindur se kërkesa e veteranëve për ta ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale do të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ai në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, përgjegjësinë për këtë Gjykatë ia hedh presidentit dhe të gjithë atyre, siç thotë ai, që kanë votuar gabim.

“Ne nuk jemi që Specialja të mos ndodh, por që Specialja t’i ndjek të gjitha krimet nga të dyja palët. Të ndiqen edhe krimet që serbët i kanë bërë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se “uron që deputetët e Kuvendit të mos jetojnë me turpin e kësaj kërkese legjitime”, ngase, siç është shprehur ai, “kjo është kërkesë e gjithë popullit”.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...