Thaçi: Për Ushtrinë e Kosovës nuk koordinohemi me Serbinë

PUBLIKUAR

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha të martën se nuk do të koordinohet me Serbinë kur është në pyetje Ushtria e Kosovës.

Thaçi këto komente i bëri në tryezën me temë “Misioni ushtarak për FSK-në: rruga përpara”.

Presidenti duke folur për proceset në vend, tha se Serbia është duke e penguar Kosovën në çdo iniciativë.

“Kërcënim është politika nacionaliste e Serbisë”, tha Thaçi.

Ai tha se Kosova do të ruajë me çdo kusht partneritetin më ndërkombëtarët. “Ky partneritet është ndërtuar mbi parimet dhe vlerat që ndajmë me SHBA-të dhe partnerët evropian”, tha presidenti, raporton Telegrafi.

Sipas tij, transformimi i FSK-së do të jetë proces që do të zhvillohet gradualisht. “Siç jemi koordinuar deri më tani do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë”, tha Thaçi, duke shtuar se ekzistenca e shtetit tonë është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta.

Ai tha se NATO dhe partnerët ndërkombëtar duhet ta ndihmojnë Kosovën me këshilla profesionale.

“Projektligji për FSK-në ka unifikuar spektrin politik në Kosovë, prandaj jam i sigurt se të gjithë protagonistët politik do të jenë në nivel të detyrës dhe do të bëjnë me përkushtim punën e tyre.  Në fund ju takon deputetëve që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve që të marrin vendimin e merituar për transformimin e FSK-së, unë si president jam i bindur që deputetët nuk do ta lënë Kosovën pa ushtri sepse ky është vullnet i popullit”, tha Thaçi

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...