Kryeziu: Demonstratat e vitit 1981 patën efekt në Kosovë

PUBLIKUAR

Në 36 vjetorin e demonstratave të vitit 1981, organizatori i kësaj nisme Kadri Kryeziu ka rrëfyer në detaje se si erdhi deri tek ky vendim që në atë kohë të shpreheshin pakënaqësitë që po bënte pushteti i atëhershëm ndaj shqiptarëve.

Kryeziu në Ora e Fundit  tha se demonstratat e vitit 1981, patën efekt pozitiv për Kosovën, pasi që nga atëherë e deri tek shënimi i luftës në vitin 1999 shqiptarët nuk u ndaluan asnjëherë për të kërkuar të drejtat e tyre, njofton Klan Kosova.

”Ishin demonstratat e para të organizuar nga studentët e fakulteteve të universitet për shkak të pushtetit të atëhershëm”.

”Gani Koci, Ramadan Dobra, Murat Musliu etj, me 11 mars filluam demonstrimin nga mensa e pastaj filluam në qytet”.

”Atëherë patëm pakënaqësi totale nga studentët si dhe nga i gjithë populli”.

”Filluam me mensën, sepse ishim të pakënaqur me ushqimin. Kishim informacione për zhvillimet e atëhershme jugosllave që do bëheshin si dhe u frymëzuam bukur shumë nga kjo për të demonstruar”.

”Kjo ka qenë vetëm ideja jonë, por ajo ka qenë spontane”.

”Kjo ka qenë e mirë sepse populli të jetë njësi e barabartë federale”.

”Kërkesat tjera kanë qenë edhe për bashkim kombëtar e Kosova të jetë Republikë”.

”Unë kisha 22 vjet e po ashtu dhe kolegët e mi. Ishim 21 studentë të cilët më pas ishim dënuar. Nuk kishim besuar që do të arrinte në atë nivel shkalla e dënimit sepse Jugosllavia njihej si demokratike”.

”Unë u dënova me dhjetë vjet burg. Nëntë vjet mbajta dhe pesë herë kam qenë i burgosur në sistemin e asaj kohe”.

”Në fakt ne ishim edhe kundër Titos,  Titon nuk e kemi dashur nuk e kemi konsideruar si president sepse ne jemi shtypur”.

”Vuajtjet e popullit shqiptar kanë qenë permanente deri në momentin e shënimit të vitit 1999”.

Organizatori i protestave të vitit 1981, po ashtu tregoi se atë kohë kishin kërkuar që Kosova të jetë Republikë e po ashtu kishin kërkuar bashkim kombëtar.

Ai pranoi se për shkak të këtyre demonstratave morrin dënime bukur të mëdha si studentë, madje pohoi se në Qendrën Studentore e thyen edhe fotografinë e Titos.

”Në momentin që kemi filluar demonstratat nga ’81 protestat, demonstratat më nuk janë ndalur”.

”Kjo protestë pati efekt shumë pozitiv sepse nga 2 mijë u bëmë 100 mijë protestues, nga demonstrata jonë në mënyrë permanente ato nuk janë ndalur deri në vitet ’99”.

”Atë kohë ne e kemi thyer fotografinë  e Titos në qendrën studentore, Gani Koci e theu fotografinë e Titos”.

”Politikanët në Kosovë nuk kanë qenë të informuar se gjendja është e keqe. Ata kanë menduar se gjendja është e mirë dhe se kanë menduar se kemi dal me simpatizuar Prishtinën”.

”Kemi luftuar ndaj sistemit diktatorial të Serbisë. Mua më vjen keq atë çfarë i ka ndodhur Vllasit i uroj shëndet”.

”Mendoj që protestat kanë qenë të vonuar. Është dashur të ndodhnin më herët sepse ne ishim të robëruar. Demonstratat ishin rezultat pozitiv deri në formimin e UÇK-së”.

”Protestat janë të garantuara me Kushtetutë të vendit tonë, ato duhet të jenë të qeta, i duhen një shoqërie për ndryshime”.

Sot kemi shtet, kam Kosovën qe ne e kemi dëshiruar, kemi institucione. Megjithëse duhet Kosova ta ketë një zhvillim më të lartë të ekonomisë. Kosova duhet të jetë një shtet evropian i barabartë me shtetet e tjera. Sot kemi një demokraci të shfrenuar, fyhen krerët e shtetit”.

”Është vështirë të matësh se kush është tradhtar e kush kombëtar, por duhet qenë më shumë fleksibil. Dikush tjetër duhet të vendos se kush është tradhtar”, ka përfunduar Kryeziu, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...